Operacioni i drejtuar nga prokuroria e Elbasanit, ka çuar në pranga 8 punonjës të policisë së Burgjeve dhe 17 persona të dënuar që aktualisht janë duke vuajtur dënimin.
Nga një hetim i kryer prej disa muajsh në bashkëpunim edhe me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, është provuar se në burgjet si Elbasan, Peqin dhe Korçë, të dënuarit me ndihmën e punonjësve të policisë së burgjeve, fusnin drogë, pije alkoolike, telefona dhe femra që nuk i përkasin rrethit familjar.
Mes personave të arrestuar, Ora News mëson se është dhe Gazmend Braka, alias “Gaxhai”.
Ndërsa ka dhe të dënuar të tjerë që janë arrestuar për futjen në qeli të sendeve të paligjshme.