Melihate Tërmkolli i reagon ashpër Bekim Jasharit: Kujdes! Ke vendosë me dëmtu… – Këta po e kryejnë punën e Serbisë dhe Rusisë

Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka kritikuar kryetarin e Skenderajt, Bekim Jashari.

Tërmkolli, nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se Jashari me veprimet e fundit ka vendosur ta dëmtojë anën më të ndritshme të familjes heroike Jashari.

Këto kritika nga ish-deputetja e LDK-së vijnë pasi kryetari Jashari u takua me Mahmoud Alnajadi, drejtor për Ballkanin nga Komiteti për Evropë dhe Amerikë në Kuvajt.

“Punën e Serbisë e Rusisë po e kryejnë “bedelët” islamikë këtu. Këta po ju vënë në gjumë aq sa gati nuk e patë Vuqiçin para pak kohe kur dashti të hyjë mes për mes Prekazit! Kujdes, me vlerat dhe identitetin kombëtar! Bekimi dhe të gjithë!”, ka shkruar mes tjerash ajo.

Ja shkrimi i Melihate Tërmkollit:

Bekim Jashari, Kryetari i Skenderajt, me sa po shihet ka vendosë me dëmtu anën më të ndritshme të familjes heroike Jashari: luftën e sakrificën për liri e identitet kombëtar!

Dhe punën e sakrificën tonë si Kosovë e shqiptarë! Punën e Serbisë e Rusisë po e kryejnë “bedelët” islamikë këtu. Këta po ju vënë në gjumë aq sa gati nuk e patë Vuqiçin para pak kohe kur dashti të hyjë mes për mes Prekazit! Kujdes, me vlerat dhe identitetin kombëtar! Bekimi dhe të gjithë!

#MT