BREAKING NEWS

Menaxheri i “Besa Security” pjesë e grupit kriminal që grabiti paratë e bankës – Zbulohet roli i tij në grabitje

Dy grabitje të armatosura kanë ndodhur vetëm vitin e kaluar gjatë transportimit të parave nga kompania “Besa Security”. Në rastin që ndodhi në nëntor të 2021, personat që kryen grabitjen e armatosur po dyshohet se patën një ‘dorë’ brenda kompanisë, që u ndihmoi. Bëhet fjalë për menaxherin e Logjistikës të kësaj kompanie, Milaim Lipovica, i cili gjendet në paraburgim. Lipovica mesa duket ‘sigurimin’ e vetëm që e ka bërë në këtë rast ka qenë ndihma për t’u grabitur paratë nga kompania për të cilën shërbente. Sinjali ju sjellë detaje ekskluzive se si ishte përgatitur gjithçka dy javë para se të ndodhte grabitja.

Plani për grabitjen e parave më 18 nëntor 2021, duke sulmuar me breshëri plumbash automjetin e kompanisë së sigurimeve “Besa Security”, i cili po bartte paratë e bankës ProCredit, ishte ‘gatuar’ më 6 nëntor të atij muaji. Milaim Lipovica, 41 vjeçar, bashkë me Besim Kasumin, 40-vjeçar po dyshohen se atë ditë bënë gjithçka gati që automjeti me paratë që po transportoheshin të grabitej. Lidhur me këtë rast, dy të dyshuarit janë arrestuar më 15 shkurt, në orët e mëngjesit.

Milaim Lipovica

Si u bë ‘gati’ dy javë më parë automjeti i “Besa Security”

E gjithë puna u krye për 1 orë e 15 minuta, në mëngjesin e 6 nëntorit. Lipovica, si person përgjegjës i sigurimit të “Besa Security”, fshehtazi, pa dijeninë e udhëheqësit të kompanisë dyshohet se e ka marrë një automjet “Fiat”, që shërbente për transportimin e parave, me të cilin ka shkuar deri Autoservisi “Besi”, ku pronar është i dyshuari Besim Kasumi.

Bashkë më Kasumin, ata dyshohet se kanë marrë rrugë për te Autoservisi “Ylli”, ku kanë bërë gati automjetin e kompanisë “Besa Security”, i cili do të grabitej gati dy javë më pas.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë njoftuar se në këtë autoservis, Milaim Lipovica dhe Besim Kasumi, automjetit të kompanisë “Besa Security”, ia kanë vendosur një bllokadë për fikjen e motorit të automjetit me pilot elektronik nga distanca, të cilën më pas e testojnë.

Pasi e vërtetojnë se bllokada e vendosur po funksiononte, të njëjtit dyshohen se kanë bërë një xhiro me automjetin e kompanisë, për ta ritestuar në bazë të shpejtësisë së lëvizjes. Pasi edhe këtë test mesa duket e kaloi, Lipovica dhe Kasumi, furgonin për transportimin e parave e dërgojnë te Autoservisi i “Fiat”, në Prishtinë. Më vonë, këtë automjet e merr një punëtor i “Besa Security”.

Gjithçka u bë gati dhe gati dy javë më vonë, pasditen e 18 nëntorit, në fshatin Parallovë të komunës së Novobërdës, derisa me furgonin e kompanisë “besa” po transportoheshin para të bankës “pro Credit”, sipas Prokurorisë, automjeti ndalet me pilot elektronik nga i dyshuari Dardan Gashi dhe tre të tjerë, të cilën gjenden ende në arrati.

Të dyshuarit, të maskuar, kanë shtënë me katër kallashnikov në drejtim të automjetit, duke shkrepur 30 plumba, ku më pas grabisin 10 çanta me para dhe ikin me një veturë të tipit Zafira. Për t’i fshehur gjurmët, të dyshuarit ia kanë vënë flakën kësaj veture, afër një pompe të derivateve, për t’u larguar me një veturë tjetër. As veturën e tipit Wolvo, nuk e shfrytëzuan gjatë, pasi e njëjta u gjet e braktisur në një fshat të Sllatinës.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

3 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

13 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

17 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

18 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

1 ditë ago