FOTO&VIDEO

Mercedes do të tërheqë 660 mijë makina në Kinë për rrjedhje të vajit

Mercedes-Benz ka njoftuar tërheqjen e më shumë se 660.000 automjeteve nga tregu i Kinës për shkak të një rrjedhjeje të mundshme të vajit të motorit.

Autoriteti i Analizës së Tregut të Kinës më herët deklaroi se ishte përcaktuar se mund të ketë dëme në “vulën mekanike” që mund të shkaktojë një rrjedhje të vajit kur të ndezet motori në mot të ftohtë.

Agjencia kineze e lajmeve Xinhua njoftoi sot në mëngjes se tërheqja e 668.954 veturave Mercedes-Benz nga tregu kinez do të fillojë më 18 dhjetor.

Tërheqja është paralajmëruar për disa modele automjetesh të prodhuara ndërmjet viteve 2013 dhe 2017, duke përfshirë klasën C, E, V, GLK, CLS, SLC, GLC SUV dhe VS20 VITO.

Shumica e këtyre automjeteve janë prodhuar në fabrika në Kinë dhe prodhuesi do të zëvendësojë pjesët e diskutueshme për klientët pa pagesë.

Në të njëjtën kohë, në vijim është tërheqja e 4.653 sedanëve të klasës G, me parregullsi në mekanizmin e bllokimit të sigurisë së fëmijëve. Këto janë automjete që janë prodhuar gjatë dy viteve të fundit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

7 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

17 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

1 ditë ago