Autoriteti Gjerman i Trafikut Motorik (AKB) ka urdhëruar tërheqjen e dhjetë serive Mercedes, nga i cili preken 28,000 makina vetëm në Gjermani dhe deri në 590,000 në mbarë botën. Arsyeja e tërheqjes është një dështim i mundshëm i pompës së karburantit.
Sipas informacioneve të ABK-së, komponenti që ka të bëjë me furnizimin me karburant të makinave të prekura nuk i plotëson standartet e specifikuara.
Mediat gjermane raportojnë se për shkak të kësaj ekziston mundësia e ndërprerjes së furnizimit me karburant dhe kjo mund të çojë që mjeti të fiket gjatë drejtimit për shkak të një mosfunksionimi.
Autoriteti kompetent po monitoron tërheqjen me numrin e referencës 012934.
Të prekura janë makinat e serive të mëposhtme:
Klasi C (2021-2023),
Klasi E (2021-2023),
G-Class (2021-2023),
Klasi S (2021-2023),
CLS (2021-2023),
SL (2021-2023),
AMG GT (2021-2023),
GLC (2021-2023),
SEE (2021-2023),
GLS (2021-2023).
Sistemi i karburantit në këto makina duhet të zëvendësohet. Pronarëve të makinave u kërkohet të kontaktojnë prodhuesin ose një qendër shërbimi të autorizuar.
Deri më tani nuk dihet asnjë incident ku ky problem të ketë shkaktuar dëme materiale apo lëndime personale, sipas mediave gjermane.
Zëdhënësi i Gardës Revolucionare (IRGC), Ali Mohammad Naini, hodhi poshtë pretendimet e SHBA-ve se aftësitë…
Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, thuhet se është dërguar fshehurazi në Moskë…
Lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, 56 vjeç, i cili mori detyrën pas…
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka shpërndarë në “X” një video te tij teksa blen kafe…
Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka folur për statusin e gjuhës shqipe dhe…
Një shefe e operacioneve të skuadrës, e cila kohët e fundit kishte fituar krahët si…