Për vrasjen biznesmenit Ardian Nikukaj dhe përfshirjen në këtë ngjarje të 5 shtetasve të huaj kanë shkuar edhe mediat portugeze.
Gazeta portugeze “Correio da Manhã” raporton për identifikimin e vrasësit të biznesmenit, i cili është një shtetas nga Portugalia i identifikuar nga Policia Shqiptare si Ruben Saraiva.
“Mercenari portugez i kërkuar nga policia për vrasjen e biznesmenit në Shqipëri”. Me këtë titull e hap artikullin kjo media.
“Një portugez është në kërkim nga policia shqiptare për vrasjen e një biznesmeni. Krimi ndodhi 1 javë më parë dhe tashmë autoritetet kanë lëshuar urdhër-arresti ndaj Ruben Saraivës, 4 britanikëve dhe një shqiptari që udhëtuan nga Britania e Madhe për të kryer ekzekutimin”, vijon raportimin gazeta “Correio da Manhã”.
Ekzekutori Ruben Saraiva hyri i qetë brenda restorantit të Ardian Nikulajt dhe e qëlloi nga afër me pistoletë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Pas vrasjes, grupi prej 6 personash i autorëve të dyshuar është larguar nga Shqipëria.
Zëdhënësi i Gardës Revolucionare (IRGC), Ali Mohammad Naini, hodhi poshtë pretendimet e SHBA-ve se aftësitë…
Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, thuhet se është dërguar fshehurazi në Moskë…
Lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, 56 vjeç, i cili mori detyrën pas…
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka shpërndarë në “X” një video te tij teksa blen kafe…
Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka folur për statusin e gjuhës shqipe dhe…
Një shefe e operacioneve të skuadrës, e cila kohët e fundit kishte fituar krahët si…