Një ditë pasi që Qeveria Kosovës në detyrë pritet që të largojë tërësisht taksën 100 përqind ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina për të zëvendësuar me masat e reciprocitetit, në pikën kufitare në Merdare janë parë shumë kamionë teksa hyjnë me mallra në territorin e Kosovës.
Ekipi i IndeksOnline sot pasdite ishte n këtë pikë kufitare ku pa nga afër kamionët e ngarkuar me lëndën e parë teksa futeshin në Kosovë nga Serbia.
Heqja e taksës për lëndën e parë ishte bërë nga qeveria Kurti me 15 mars ndërsa ishte paralajmëruar që taksa 100% do të hiqet me 1 prill.