Policia e Kosovës i ka shqiptuar një tiketë për kundërvajtje mërgimtarit Nuha Osmani, i cili u përfshi në incidentin me deputetin e LDK-së, Armend Zemaj, në qendër të Prishtinës.
Lajmin e ka konfirmuar për media zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrinë Shala, e cila tha se Osmani është gjobitur për prishje të rendit dhe qetësisë publike.
“Të dëmtuarit Policia e Kosovës ia ka lëshuar një tiketë për kundërvajtje për prishje të rendit dhe qetësisë publike,” deklaroi Shala.
Ajo po ashtu konfirmoi se të gjitha palët e përfshira janë intervistuar në lidhje me rastin, ndërkohë që së fundmi janë publikuar edhe pamje të reja të incidentit që ndodhi gjatë ditës së djeshme në sheshin “Nëna Terezë”.
Zemaj ka thënë se qytetari e ka ofenduar dhe provokuar verbalisht me fjalë të papranueshme dhe se në atë moment ka reaguar “në mënyrë të vetëmbrojtjes në afekt”.
Ai ka kërkuar falje publike.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…