Ylli Gurra, ish-Myftiu i Tiranës, i ftuar në emisionin Review në Euronews Albania me moderatore Greta Topjana, komentoi rastin e predikuesit të njohur fetar Imran Hosein, i cili u ndalua të hynte në Shqipëri nga policia kufitare në Rinas.
Sipas Gurrës, figura e Imran Hosein bëhet problematike në këtë rast për shkak të diskursit dhe mesazheve eskatologjike që ai përcjell, si dhe për shkak të teorive konspirative që ngre, të cilat janë shqetësuese.
“Kjo ka qenë gjithandej, aq më tepër edhe në Evropë. Diskutimet e tij, parashikimet duke dhënë qoftë emra, qoftë përplasje, fundi i botës, apo edhe rasti i Sirisë, pra teoritë konspirative që ngre ai, janë shqetësuese. Shtjellimet e tij, sidomos mburoja që përdor nga Kurani, duke dhënë afate për përmbysjen e botës dhe qasjen e tij mbi Luftën e Tretë Botërore, janë të diskutueshme. Ai ka shkuar deri aty sa të deklarojë se Shën Sofia në Stamboll do t’i kthehet ish-Bizantit, dhe këtë e ka thënë publikisht në Moskë. Deklarimet e tilla, duke përdorur fenë si mburojë apo si justifikim, janë shumë larg një qasjeje të arsyeshme, sa lindja me perëndimin,” u shpreh Gurra.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…