POLITIKE

Merovci: Adem Jashari e ka dashur Ibrahim Rugovën dhe e ka thirrë “komandant”

Në 22 vjetorin e veprës heroike të komandantit legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari, njëri nga personat më të afërt të presidentit historik Ibrahim Rugova, Adem Merovci, ka kujtuar raportin që kishin këto dy figura historike.

Në një interviste në Info Magazine ai foli për afërsinë që kishte Ibrahim Rugova me Adem Jasharin.

“Adem Jashari e ka dashur Ibrahim Rugovën, ndoshta më shumë se unë, dhe e ka thirrë ‘komandant’”.

“Adem Jashari ka qenë një njeri i dashur për krejt rrethin, një njeri luftarak, i përcaktuar, fjalëpakë dhe fjalëmprehtë si dhe një person që e ka adhuruar Ibrahim Rugovën”.

Merovci ka shpalosur detaje të takimit të Rugovës me Jasharin në aeroportin e Rinasit, ku është shkrepur edhe një foto, përderisa ka treguar se dyshja janë takuar edhe në vendet evropiane, konkretisht në Cyrih.

Merovci theksoi se ky raport ka vazhduar edhe gjatë viteve të 90’ta.

“Gjatë viteve të 90’ta Ademi doli në ilegalitet, s’e kam takuar as unë, por komunikime kemi pasur përmes eksponentëve të ndryshëm. Për koincidencë një telefon fiks në shtëpi të Ademit ka punuar, me gjasë serbët e kanë lënë për përgjime, dhe është komunikuar si dhe kemi pasur informata. Aksionet që i ka ndërmarrë Ademi kane qenë të paranjoftuara për Rugovën”.

Ai gjithashtu tha se Rugova ka ndjere dhimbje të madhe për ngjarjen e rëndë të 5 marsit të vitit 1998, përderisa e lartësoi veprën e komandantit dhe familjes së tij.

“Beteja e Prekazit është monumenti ose nuk po hezitoj ta quaj institucion moral edhe i njerëzimit të shekullitë 20-të. Pse? … Sepse nuk mban mend historia e njerëzimit që një familje barrikadohet, siç është barrikaduar Familja Jashari, dhe lufton”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

38 minuta ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

14 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

15 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

1 ditë ago