17.12.2024, Berlin: Friedrich Merz (CDU), CDU-Bundesvorsitzender und Unionsfraktionsvorsitzender, gibt zu Beginn der Unionsfraktionssitzung ein Pressestatement. Foto: Kay Nietfeld/dpa +++ dpa-Bildfunk +++
Kancelari gjerman, Friedrich Merz mbështeti sot një Evropë më të fortë dhe më të pavarur për sa i përket sigurisë dhe u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara që të riparojnë së bashku marrëdhëniet transatlantike të dëmtuara në vitin e parë të mandatit të Presidentit të ShBA-së Donald Trump.
Duke hapur konferencën e sigurisë në Mynih, Merz tha se ekzistojnë përçarje, se “lufta e kulturës MAGA (Make America Great Again) në SHBA nuk është lufta jonë dhe ne nuk besojmë në tarifa dhe proteksionizëm, por në tregtinë e lirë”.
Por të dyja anët e Atlantikut duhet ta dinë se jemi më të fortë së bashku, tha kancelari.
“Edhe SHBA-të në epokën e fuqive të mëdha po arrijnë kufijtë e fuqisë së tyre nëse vazhdojnë vetëm. NATO nuk është vetëm e jona, por edhe miq të dashur amerikanë dhe avantazhi juaj krahasues”, u tha Merz udhëheqësve të mbledhur, përfshirë zyrtarë të lartë amerikanë, transmeton Klankosova.tv
Kancelari beson se pavarësisht të gjitha vështirësive, partneriteti me SHBA-në duhet të vazhdojë, por thekson: “Partneritet po, hegjemoni jo”.
Ai theksoi se Gjermania, e cila që nga Lufta e Dytë Botërore ka “abstenuar nga pushteti shtetëror”, po armatoset me shpejtësi dhe po investon në teknologji.
“Ne duam ta bëjmë Bundeswehr-in ushtrinë më të fortë në Evropë sa më shpejt të jetë e mundur”, theksoi Merz.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…