Nuk kanë të ndalur veprimet e turpshme të huliganëve serbë në Gelsenkirchen, ku zhvillohet ndeshja me Anglinë.
“Sportal.rs” ka njoftuar se serbët kanë hequr flamurin shqiptar, që ishte përkrah flamujve të vendeve tjera pjesëmarrëse në Euro 2024. Është publikuar edhe videoja nga ky moment i turpshëm.
Flamuj të Serbisë mbi hartën e Kosovës dhe me mbishkrimin “Nuk ka dorëzim” janë shfaqur në stadiumin në Gelsenkirchen, ku prej orës 21:00 përballen Serbia dhe Anglia.