FOTO&VIDEO

“M’i vranë vetëm se pinë ujë”, masakra ndaj kuajve në Llogara, pronari kërkon apelon për ndihmë

Pronari i kuajve që u qëlluan me çifte në Llogara, Ksenofon Konomi ka folur sot në lidhje me ngjarjen e rëndë ku 22 kuajt e tij u qëlluan me armë.I përlotur ai ka rrëfyer detajet e ngjarjes, duke thënë se policia nuk ka mbërritur në vendngjarje, pavarësisht denoncimit të tij.

Ai apelon që ngjarja të hetohet me urgjencë dhe autorët të vihen para drejtësisë.

“Siç kam thënë dhe para dy javësh, nga 22 kuaj që ishin atje në malin e Llogarasë, janë goditur me armë gjahu, me çifte. Janë gjetur plumbat në trupin dhe kurrizin e kafshëve. Me veterinerin kemi shkuar, përveç policisë që nuk ka ardhur në vendngjarje”, thotë ai.

Ai tregon se fillimisht mendoi se bëhej fjalë për sulm nga kafshë të egra, por tronditja ishte e madhe kur pa plumbat në shpinën e kafshëve.

“Më kanë prekur thellë. Me ata kuaj mbaja familjen dhe punën time, transportoja turistët. M’i vranë vetëm se pinin ujë te lerat. Dua që autorët të ndëshkohen. Përderisa gjen kafshët me plumba në kurriz, ku nuk të shkon mendja. Fillimisht mund të ishin dyshime se i kanë ngrënë kafshët e egra, po ku ka kafshë të egër me plumb në gojë? Kam shumë për të thënë, po nuk flas dot, jam në gjendje shumë të keqe. Ata kishin tetë vjet atje dhe s’i kishte ngacmuar njeri. Nga na doli kjo kafshë me pushkë në gojë? Zoti qoftë dëshmitar. Çfarë konkurrence?! I qëlluan për 5 kuintal ujë… M’i vranë vetëm se pinë ujë te lerat,”– u shpreh ai për euronews albania.

Sipas pronarit të tufës, 22 kuaj janë qëlluar me armë gjahu. Katër prej tyre kanë ngordhur menjëherë, ndërsa pjesa tjetër është shpërndarë në zonë, disa të lënduar dhe disa drejt ngordhjes për shkak të plagëve. Konomi ka gjetur mbetje të kuajve pranë lerës dhe në periferi të stanit, me gjak të mpiksur, që tregojnë se ngjarja ka ndodhur së fundmi.

Sipas tij, pavarësisht se autoritetet janë njoftuar menjëherë, policia nuk ka shkuar në vendngjarje për të kryer verifikimet. Në komunikatën zyrtare, policia ka raportuar vetëm për një kalë të plagosur, ndërsa autori i dyshuar është proceduar në gjendje të lirë.

Pronari thekson se ka qenë gjithmonë në dispozicion të policisë dhe se këta kuaj janë përdorur për transport dhe ndihmë gjatë zjarreve të verës së kaluar.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

5 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

9 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

9 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

18 orë ago