“Kur një anëtare e përhershme e Këshilli të Sigurimit fillon një luftë të pajustifikuar dhe të paprovokuar, një luftë të dënuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, pezullimi nga Këshilli duhet të jetë automatik”.
Me këto fjalë, Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel, i është adresuar zyrtarëve më të lartë botërorë në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, e cila prej ditësh po zhvillohet në selinë zyrtare në New York, të SHBA-ve.
Sipas Michel, është thelbësore që të ndalohen horroret që po kryhen në Ukrainë, por edhe në pjesë të tjera të botës, si në Jemen apo Siri.
Është përgjegjësi e liderëve botërorë ta arrijnë këtë gjë sipas tij, duke këmbëngulur se duhet punuar së bashku, për të vepruar menjëherë.
Në përmbyllje të fjalës, një gjë ia premtoi të gjithë të pranishmëve dhe gjithë botës: Bashkimin Evropian e keni nga ana juaj, në çdo hap.
Një dënim për referendumet e ashtuquajtura ruse në Ukrainë nuk mungoi, duke theksuar rishtazi se vendet perëndimore, nuk do t’i njohin ato.