Milaim Zeka publikon dokumentin, zbulon emrin se kush është anëtar i partisë së Mira Markoviçit, gruas së kriminelit Millosheviq

Kreu i Partisë Euroatlantike, Milaim Zeka, përmes një postimi në Facebok, ka shkruar në lidhje me një document i cili po qarkullon, transmeton “Bota sot”.

Zeka, shkruan që në këtë dokument shkruan që një njeri i VV-së, në Mitrovicë paska qenë anëtar i partisë të Mira Markoviçit, gruas të Millosheviçit, duke publikuar kështu një dokument.

Më tej, Zeka thotë që kushdo që është anëtar i kësaj partie I ka krejt privilegjet e botës duke përmendur kështu Thaçin, Veselin, Haradinaj dhe Limaj.

Postimi i plotë

Me kane anetar i JUL-it jugosllav, nuk eshte lajm

Po çarkullon nje dokument se si njeri i VV ne Mitrovice paska qene anetar i partise te Mira Markoviçit, gruase te Millosheviçit.

Me kane njeri i kesaje partie, ose i SPS te Millosheviçit, ose punetor i UDB-es jugosllave, krejte privilegjet e botes i ke pas te Hashimi, te Kadria, te Ramushi, te Fatmiri, e te gjithe me rend. Te tille ka pase edhe ne postete e ministrave e zevendeskryeministra, madje njeri ka qene edhe kryeminister e president i vendit. Pyetne xheneralin Rrahim Ademi edhe ju tregon per kende e kam fjalen?! Pyetne edhe Kadrine, Hashimin e Ramushin, se edhe ata e dine.

Kam pas fole ne parlament per kete pune, po kujte i hane palla per kete pune…!!