Milorad Dodik në listën e zezë të SHBA-së

Presidenti amerikan Donald Trump ka zgjatur sanksione kundër atyre që janë përgjegjës në Bosnje dhe Hercegovinë për pengimin e Marrëveshjes së Paqes në Dejton.
Trump zgjati të ashtuquajturat “gjendje e jashtëzakonshme kombëtare” në raport me vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe ai vendim u mor gjatë kohës së Presidentit George W. Bush në 2001, raporton Fena.

“Prandaj, unë po zgjas kohëzgjatjen e situatës së urgjencës kombëtare në lidhje me Ballkanin Perëndimor për një vit tjetër,” thuhej në vendimin e nënshkruar nga Trump.

‘Lista e zezë’

Presidenti amerikan kështu zgjati kohëzgjatjen e “listës së zezë” për Ballkanin Perëndimor.

Lista përfshin gjithashtu anëtarin e Presidencës së BiH, Milorad Dodik, kriminelë lufte si Radovan Karadzic, Momcilo Krajisnik, Vojislav Seselj dhe Biljana Plavsic, vajza e Karadzic Sonja dhe Bakir Alispahic, Hasan Cengic.