FOTO&VIDEO

Ministria e Bujqësisë merr vendim për fermerët, është lajm i mirë për ta

Me qëllim të mbrojtjes së të drejtave të fermerëve kosovarë, si rezultat i rrethanave të krijuara nga COVID-19, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka nxjerrë sot vendim për shtyrjen e përkohshme të afateve për implementimin e projekteve përfituese të granteve të vitit 2019.

Pikat e vendimit:

  1. Shtyhen përkohësisht afatet procedurale për zbatimin e Projekteve të Zhvillimit Rural të përcaktuara sipas Udhëzimit Administrativ (MBPZHR) – Nr.16/2019 për Masat dhe Kriteret e Përkrahjes për Zhvillim Rural për vitin 2019, të datës 21.05.2019.
  2. Shtyrja e përkohshme e këtyre afateve nga paragrafi 1 i këtij vendimi bëhet me qëllim të mbrojtjes të të drejtave të fermerëve, pas marrjes së masave për parandalim të infeksionit Corona Virus COVID-19 nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
  3. Shtyrja nga pika 1 dhe 2 të këtij vendimi vlen nga dita e nxjerrjes së Vendimit nr.01/07, datë 11.03.2020 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, deri në marrjen e një vendimi tjetër.
  4. Obligohen të gjithë zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për zbatimin e këtij vendimi.
  5. Zyrtarët nga pika 4 e këtij vendimi, të cilët nuk e zbatojnë këtë vendim do të ndëshkohen në pajtim me legjislacionin në fuqi.
  6. Vendimi hyn në fuqi ditën e nënshkrimit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

9 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

13 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

13 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

22 orë ago