Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kroacisë publikoi në profilin e saj X përmbajtjen e Deklaratës për Bashkëpunim në Fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë, e cila u nënshkrua në Tiranë më 18 mars 2025 nga ministrat e Mbrojtjes të Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës.
“Për shkak të interesit të madh publik, ne po shpallim Deklaratën për Bashkëpunim ndërmjet Kroacisë dhe Shqipërisë, si anëtare të NATO-s, dhe Kosovës. Kjo nismë trepalëshe ka për qëllim forcimin e stabilitetit dhe sigurisë në Evropën Juglindore, mbështetjen e integrimeve euroatlantike dhe thellimin e aleancës ndërmjet tre vendeve mike”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes .
Megjithatë, nënshkrimi i kësaj marrëveshje shkaktoi reagime të nxehta në rajon, veçanërisht në Serbi. Presidenti serb Aleksandar Vuçiq akuzoi Kroacinë, Shqipërinë dhe Kosovën se nuk e kanë informuar NATO-n për deklaratën, e cila, sipas tij, është shkelje e marrëveshjeve ndërkombëtare. “Kjo paraqet shkelje të marrëveshjes nënrajonale për kontrollin e armëve nga viti 1996. Duke gjykuar nga reagimet nga Kroacia dhe pjesë të tjera të rajonit, ne shohim se ata nuk janë shumë të interesuar për këtë. Unë jam pothuajse i bindur se NATO-ja as që ishte e informuar dhe se as që u është thënë se cilat marrëveshje po shkelin”, tha Vuçiq.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…