Emri më i përfolur ditëve të fundit që kulmoi me rastin e vrasjes së policit serb është Faton Hajrizi, i arratisuri nga burgu i Smrekonicës. Hajrizi, që arriti të ikë për herë të nëntë nga burgjet e Kosovës më 6 korrik, po përmendet si i dyshuari kryesor për rastin që ndodhi në Serbi, ku një zyrtar policor serb u vra dhe një tjetër u plagos. Rasti ka ndodhur pas mesnatës së të mërkurës në Loznicë të Serbisë, që gjendet afër kufirit me Bosnjën.
Si në filma, Faton Hajrizi i iku shtetit, u shfaq në rrjete sociale për rreth 2 javë dhe papritmas u zhduk. Largimi i tij nga TikTok-u, platformë kjo që u shfrytëzua nga ai për të dhënë edhe deklarata bombastike, pasoi me vrasjen e mbrëmshme, shkruan Gazeta Sinjali.
Ndonëse akoma nuk është konfirmuar se i dyshuari për vrasjen e policit serb është Faton Hajrizi, shumë pista janë hapur – teksa është i përfshirë në një formë indirekte edhe vëllai i tij, Artan Hajrizi.
Në vendin e krimit, autoritetet serbe njoftuan se e gjetën një pasaportë të lëshuar nga autoritetet e Kosovës, me emrin e Artan Hajrizit – i lindur më 1991 – dhe një dokument tjetër gjerman identifikimi. Por, ministri i Brendshëm serb, Daçiq tha se po vërtetohen faktet nëse personi të cilit i kanë mbetur dokumentet në veturë është realisht vëllai i Artan Hajrizit, i cili është arratisur nga një burg në Kosovë.
Artani u lajmërua dje në media dhe bëri të ditur se ndodhet në Gjermani – e nuk ka gisht në rastin ku është i përfshirë i vëllai. Këtë të fundit, ai e akuzoi për vjedhjen e pasaportës, duke u distancuar nga i njëjti publikisht.
Ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiq, po ashtu njoftoi se policia ka arrestuar Mithat Haxhiqin nga Tutini në jugperëndim të Serbisë, i cili dyshohet se e ka vozitur të dyshuarin nga Presheva në drejtim të Lloznicës me veturë me targa të Tutinit.
Po ashtu, një person tjetër, sipas Daçiqit është është arrestuar në Bijeljina të Bosnje e Hercegovinës, lidhur me rastin.
Sipas tij, i arrestuari dyshohet se ka “transportuar vrasësin nga Presheva në Lloznicë”.
“Z. R. [1985] është arrestuar në Bijeljinë pasdite, në bashkëpunim me Policinë e Republikës Sërpska i cili dyshohet se ka organizuar transportin e vrasësit nga Presheva për në Lloznicë”, thuhet në një komunikatë për media.
Ndërkaq, në Mlladenoc të Serbisë është arrestuar edhe gruaja e tij, e dyshuar si bashkëpunëtore.
Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…