FOTO&VIDEO

Mjekët italianë vijnë në Shqipëri, Manastirliu: Eksperiencë e vyer në këto momente të vështira

Italia ndihmon Shqipërinë në këto momente të vështira të përballjes me Covid19, me një ekip prej 6 mjekësh dhe infermierësh që do të japin asistencën e tyre në vendin tonë. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, së bashku me ambasadorin e Italisë në vendin tonë, Fabrizio Bucci kanë pritur në Aeroportin “Nënë Tereza” delegacionin Italian, i cili do të ofrojë eksperiencën e vyer për vendin tonë.

“Kur disa muaj më parë ju gjendëm pranë Italisë mike në një moment tejet të vështirë, nuk e kishim menduar se do të na e kthenit ndihmën kaq shpejt. Ishte një gjest solidar që erdhi natyrshëm dhe jam shumë e kënaqur që sot na gjendeni pranë në një moment të vështirë për ne, ku eksperienca që ju keni fituar do të jetë mjaft e vlefshme për ne dhe për sistemin tonë shëndetësor. Kjo pandemi na ka mësuar se lufta nuk fitohet i vetëm, por vetëm me solidaritet mes vendeve”, u shpreh Manastirliu.

Ambasadori i Italisë në Shqipëri deklaroi se ky është një gjest për një vend mik, i cili u gjend pranë Italisë në një moment shumë të vështirë.

“Qeveria italiane është shumë e lumtur që po ndihmon Shqipërinë, pas gjestit të madh që bëri Shqipëria për Italinë në muajin mars. Edhe Italia nuk i harron miqtë në nevojë”, tha Ambasadori Italian.

Task Forca e Emergjencave Civile italiane e përbërë nga shtatë ekspertë do të zhvillojë një veprimtari dypalëshe për një periudhë 14-ditore. Grupi i ekspertëve do të zhvillojë veprimtari konsulence dhe do të ndihmojë me qëllim formimin e veçantë të homologëve shqiptarë për çështje që kanë të bëjnë me aspektin shëndetësor specifik në diagnostikimin dhe luftën ndaj Covid. Grupi përbëhet nga një mjek urgjence, një anestezist dhe nga një funksionar i Emergjencave Civile të Qarkut të Puglia-s, nga një mjek dhe një infermier urgjence i Qarkut të Lombardisë, një mjek infeksionist i Qarkut të Lazio-s dhe nga një infermiere urgjence e Qarkut të Piemontes, e cila është nga Shqipëria. Krahas grupit të mjekëve dhe të infermierëve në Aeroportin e Rinasit ka mbërritur edhe një sasi prej 500.000 maskash kirurgjikale në ndihmë të vendit tonë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

13 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

15 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

1 ditë ago