LAJME

Mjeku me 3 gra, ish-myftiu i Tiranës: Nuk është rasti i parë i poligamisë, janë grup pseudoislam

Skandali seksual i mjekut Dervish Hasi tronditi dje opinionin publik në Shqipëri. 42-vjeçari me profesion kardiokirurg, prej dy vitesh kryente marrëdhënie me një 16-vjeçare dhe tre gatë e tjera të tijat, me të cilat ishte i martuar.

Prindërit e vajzës kanë qenë në dijeni të këtij skandali, madje ata me dëshirën e tyre ja kishin dhënë vajzën mjekut, me pretendimin se ai do të martohej me të, dhe se ajo do të ishte gruaja e tij e katërt.

Mësohet se 42-vjeçari kryente marrëdhënie seksuale në grup dhe krijonte video porno. Nga sekuestrimi i aparatit celular, policia zbuloi se të 4 personat kishin hapur një ‘chat’ grup, ku shkëmbenin mesazhet dhe videot që prodhonin së bashku.

Ish-myftiu i Tiranës, Ylli Gurra tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se ky nuk është as rasti i parë dhe as i fundit i poligamisë në Shqipëri.

“Ky nuk është rasti i parë, dhe kam frikë  se nuk do të jetë rasti i fundit. Dëshiroj ti bëj një apel Policisë së Shtetit dhe sidomos  shërbimeve, para disa muajve kemi bërë një thirrje për disa grupacione që po veprojnë së fundi në Shqipëri dhe në Kosovë që janë shumë të hapur në raportet e martesave poligame.

Për fatin e keq janë derivat, janë pseudoislam, është një realitet i dhimbshëm dhe i  frikshëm. Kanë operuar edhe në Itali”, tregoi ish-myftiu.

Ai tregio se ka hoxhallarë në Shqipëri që kurorëzojnë martesa poligame në xhami


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

11 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

12 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

22 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

1 ditë ago