Mjeshtri i çative të Gjirokastrës, zanatçiu rrëfen profesionin e trashëguar ndër 4 breza

Kur bëhet fjalë për punimin e gurit dhe në mënyrë të veçantë për restaurimin e çative karakteristike në Gjirokastër, mendja të shkon te mjeshtri Bledi Hatika. Sa e sa çati dhe punime të tjera guri në Gjirokastër janë bërë nga duart e tij. Janë të paktën 4 breza të familjes Hatika që e kanë trashëguar këtë zanat.

Bledar Hatika, prej 22 vjetësh ushtron zanatin që e ka trashëguar nga i ati. Gjithçka lindi si pasion për këtë mjeshtëri dhe më pas u kthye në profesion.

Ai nuk ka realizuar punime vetëm në banesa të ndryshme por edhe në objekte të rëndësishme në Gjirokastër duke shtuar ndërkaq se guri është identitet për këtë qytet me traditë dhe kulturë. Mjeshtri Hatika shprehet ndërkaq se kjo traditë po zbehet dhe nuk ka intetes nga të rinjtë.

Vizitorët vendas dhe të huaj të cilët janë të shumtë në Gjirokastër kryesisht gjatë sezonit të verës, e preferojnë këtë qytet sidomos për shtëpitë karakteristike ndërsa vemendjen ua tërheqin edhe çatitë e gurta. Ai bën thirrje ndaj tyre që t’a kthejnë vëmëndjen nga këto zanate pasi kanë të ardhmen dhe prespektivë.