Arelena Shala dhe Yll Dalladaku janë dy kosovarët e parë që kanë diplomuar dje në akademinë ushtarake West Point, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e për këtë ka shkruar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Dy kadetë nga Kosova, Arelena Shala dhe Ylli Dalladaku, kanë diplomuar në Akademinë Ushtarake në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, “West Point”, në New York.
Tani këta dy kosovarë do t’u shtohen radhëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës për t’i ndarë njohuritë dhe përvojat e tyre të mësuara në SHBA.
Në këtë ngjarje të diplomimit që është e rëndësisë së madhe, ka marrë pjesë edhe Presidenti amerikan, Donald Trump.
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka uruar dy të rinjtë e diplomuar teksa ka bashkangjitur edhe momentin kur Trump përshëndet Arelenen dhe Yllin.
Postimi i plotë:
Urime kadetëve të rinj të diplomuar në West Point. Jam shumë krenar me rininë tonë dhe përkushtimin e tyre për Kosovën. Arritjet si kjo nuk janë vetëm personale, por janë ngjarje të rëndësishme, të cilat republika jonë e re do t’i ruajë gjithmonë. E ardhmja e Kosovës është e sigurt falë rinisë sonë dhe përkrahjes së miqëve, si SHBA-ja. HTH