FOTO&VIDEO

Sa para mund të humbin këngëtarët kosovarë këtë verë?

Në mesin e sektorëve të prekur rëndë nga pandemia COVID-19 është ai i artistëve.

Të ardhurat e gjeneruara nga koncertet, mbrëmjet e tjera muzikore e ahengjet familjare janë vënë në pikëpyetje shkaku i masave për kufizimin e përhapjes së virusit që ndalojnë grumbullimet e mëdha të njerëzve.

Përgjatë kësaj kohe, një listë e gjatë artistësh me në krye Labinot Tahirin kanë qenë të zëshëm në kundërshtim ndaj masave të institucioneve duke kërkuar largimin e ndalesave nën pretekstin se ‘nuk ka virus’.

Por cili është impakti ekonomik për secilin prej tyre?Ndonëse pagesat që marrin zakonisht artistët nuk janë tërësisht transparente, ne sot do bëjmë kalkulime mbi ato që thuhen nga sezoni në sezon.

Nëse në situatë hipotetike koncertet nuk do të mbaheshin këtë verë, një prej artisteve më të cilin e nisim listën , Tayna parashihet të mos arkëtojë nga koncertet një shumë prej rreth gjysmë milioni eurosh, duke llogaritur pjesën e pagesave të stafit dhe shpenzimeve tjera.

Rreth 400,000 euro mund të mbetë pa i përfituar edhe Ledri Vula, një prej artistëve më të paguar e më të kërkuar.

Capital T, Butrint Imeri e Dhurata Dora, Noizy e Meda, bazuar në shifrat e publikuara prej rreth 6000 eurosh për një koncert, supozohet se mund të mos marrin rreth 300,000 euro këtë verë. Rreth 250,000 euro mund t’i humbasë edhe lideri i Babastars, Getoar Selimi.

Premtuese vera duket të mos jetë as për Sinan Vllasaliun, Ramadan Krasniqi – Danin e Labinot Tahirin, nëse mbesin në fuqi masat e ndalimit të grumbullimeve në koncerte. Me çmime për dasma e mbrëmje muzikore nga 4000 deri 5000 euro, humbjet potenciale përllogariten në rreth 350,000 euro. Të njëjtin qarkullim supozohet ta ketë edhe Ermal Fejzullahu.

Më pak por sërish mjaftueshëm, mendohet se do t’i kushtojë pandemia COVID-19 edhe Gjikos, Feros e Rinës. Kosto e anulimit të koncerteve këtë sezon për ta do varionte nga 150,000 deri në 250,000 euro.

Ndonëse transparenca për shifra të sakta mungon, kjo ishte një pasqyrë e përafërt për fitimet në koncerte të cilat këtë vit janë vënë në pikëpyetje duke u varur tërësisht nga trendi i epidemisë që do t’i diktojë edhe masat në fuqi. Situata pritet të qartësohet përgjatë muajit Qershor, në fazën e tretë të përballjes me COVID-19.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

9 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

13 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

13 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

22 orë ago