Donald Trump foli menjëherë pas Vladimir Putin në konferencën për media që patën pas takimit të tyre të parë pas gjashtë vitesh, në Alaskë.
“Nuk ka marrëveshje deri sa të ketë marrëveshje,” tha Trump, duke shtuar se më pas do të bëjë thirrje për NATO-n dhe Kievin.
Trump dhe Putin folën pranë njëri-tjetrit në skenë për rreth 10 minuta. Të dy treguan se kishte përparime gjatë bisedimeve private, por ato përfunduan pa një marrëveshje të qëndrueshme.
Putin thotë se është “sinqerisht i interesuar” të vendosë një fund të konfliktit, të cilin e përshkroi si një “tragjedi”.
Por ai thotë se Rusia duhet të eliminojë “shkaqet kryesore” të konfliktit – dhe paralajmëron se Ukraina dhe Europa nuk duhet të “sabotojnë” bisedimet.
Putin e përshkroi takimin si një “pikënisje për zgjidhjen” e konfliktit.
Ai pajtohet me pretendimin e përsëritur të presidentit amerikan se lufta nuk do të kishte filluar po të kishte qëndruar në detyrë pas zgjedhjeve të vitit 2020.
Presidenti Trump tha se ende ka pika mosmarrëveshjeje dhe “nuk ka marrëveshje deri sa të ketë marrëveshje” – duke shtuar “nuk arritëm aty” pavarësisht përparimeve.
Ai thotë se “shumë pika u ranë dakord” por “disa pak” mbeten, duke shtuar se “njëra është më e rëndësishmja” pa specifikuar se cila.
Trump bëri të ditur se së shpejti do të telefonojë Zelenskyn dhe liderët evropianë – dhe se është “në fund të fundit në dorën e tyre”.
Presidenti amerikan përfundon duke thënë se “ndoshta” do të takojë sërish liderin rus së shpejti – Putin përgjigjet: “Herën tjetër në Moskë”.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…