Janë bërë publike pamje nga momenti i tentativës për arratisje nga burgu “313” të Arbër Çekajt dhe Fatmir Pjetrit.
“News24” ka publikuar pamjet që tregojnë momentin kur tentojnë të arratisen nga burgu “313” të dy personat. I pari, i kapur për sasinë më të madhe të kokainës të futur në Shqipëri, plot 613 kg, ndërsa i dyti është pjesë e “Bandës së Babagjyshëve”.
Siç shihet në video, Çekaj dhe Pjetri arrijnë të zbresin nga kati i tretë përmes një çarçafi të bërë gërshetë dhe në duar mbajnë çengela hekuri. I pari zbret nga litari Pjetri, ndërsa pas tij bie edhe Çekaj, i cili siç shihet në pamje, në momentin që bie poshtë, rrëzohet, por ngrihet menjëherë dhe të dy kalojnë rrethimin.
Gjithçka ndodh në vetëm pak sekonda, ndërsa në momentin që kalojnë rrethimin, ata përballen me një polic, të cilin e godasin me çengel hekuri, por më pas kapen nga policët e tjerë.
Ngjarja ndodhi më 8 gusht të këtij viti, ku sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Burgjeve, Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri e kanë organizuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin tentativën e arratisjes. Ata kanë shfrytëzuar situatën e stisur nga një i paraburgosur tjetër, i cili ka tërhequr vëmendjen e forcave të sigurisë, duke prerë damarët e dorës.
Menjëherë pasi gardianët kanë shkuar t’i ofrojnë ndihmë shtetasit Lulzim Çepele, që kishte prerë damarët, Çekaj e Pjetri kanë tentuar të arratisen, por tentativa e tyre ka dështuar dhe ata janë ndaluar në kohë.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…