Prej disa ditëve, reagime mes Qeverisë dhe partisë së Ramush Haradinajt ka ngritur çështja e shpronësimeve për ndërtimin e rrugës nacionale Prishtinë-Pejë, përkatësisht segmenti Kijevë-Klinë-Zahaq. Ministri i Financave, Hekuran Murati, në një konferencë pati thënë se ka mospërputhje të shifrave prej 12 milionë eurosh në këto shpronësime dhe se ishte keqpërdorur buxheti i shtetit, në totalin prej 43 milionë eurove sa ishin vlerësuar për procesin e shpronësimit.
Mirëpo, këtë nuk e pranoi AAK-ja e cila atë kohë kur nisën shpronësimet, ishte në pushtet.
Murati edhe sot ka reaguar lidhur me këtë temë. Në Facebook ka shkruar për mospërputhjen në çmimet e tokave.
“Toka që AKM/AKP e kishte privatizuar për 6 euro/arin, në tabelat e vlerësimit të dorëzuara me 17 maj në MMPH, ishte vlerësuar me 3,700 euro/ari, pra rreth 600-fishi i çmimit të blerjes. Por sikur të mos mjaftonte kjo, Qeveria Haradinaj kishte marrë vendim me 17 dhjetor 2019, që të njejtën tokë t’a shpronësojë për 7,500 euro/ari, pra 1,200-fishi (me fjalë: njëmijë e dyqind fishi i çmimit të privatizimit)”, ka thënë Murati.
Sipas tij, me një llogaritje të tillë nga 43 milionëshi i tërësishëm i vlerës së përcaktuar nga Qeveria Haradinaj atë kohë, “një person i vetëm do të merrte 4.9 milionë euro, nëse keqpërdorimi do të shkonte deri në fund”.
Ndërkaq shton se fakte ka mjaftueshëm, vetëm se Prokuroria dhe organet e rendit duhet të veprojnë.
AAK-ja ditë më parë tha se denoncimet që ua bënë janë zhurmë e propagandë publike.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…