BREAKING NEWS

MONEGO reagon pas mbylljes në Kosovë, tregon për hapat që do t’i marrë!

Institucioni mikrofinanciar MONEGO heqjen e licencës e ka quajtur veprim të paligjshëm dhe të dhunshëm ndaj një investitori.

MONEGO thekson se për këtë vendim janë njoftuar sot nga Banka Qendrore e Kosovës.

Lexoni të plotë reagimin e aksionarit të MONEGO-s, Aigars Kesenfelds:

“Sot ne jemi informuar në lidhje me vendimin e BQK-së për heqjen e licencës për MONEGO.

Ne u informuam për vendimin përmes një njoftimi për shtyp dhe nuk kemi qenë në gjendje ta shohim vetë vendimin.

Ne jemi më se të sigurt se jemi plotësisht në përputhje me ligjin dhe të gjitha rregulloret e BQK-së.

Ne kemi qenë gjithmonë bashkëpunues me BQK-në në ofrimin e të gjitha informacioneve dhe bërjen e të gjitha ndryshimeve të kërkuara që të jenë plotësisht në përputhje me rregullat në fuqi.

Si një investitor evropian investojmë dhe zhvillojmë kompani Fintech dhe përmes MONEGO-s bëjmë përhapjen dhe shpërndarjen e të menduarit dhe vlerave të sipërmarrjes evropiane tek mjedisi i biznesit lokal – transparencën, sundimin e ligjit, dialogun e hapur me palët e interesuara.

Ne po shqyrtojmë fuqishëm që t’u afrohemi autoriteteve rregullatore ndërkombëtare për t’u përfshirë në këtë, si Banka Botërore, Këshilli i Investitorëve të Huaj dhe institucionet e BE-së.

Procesi i heqjes së licencës dhe fillimi i procesit të likuidimit pohon se ne kemi shqetësuar interesat e dikujt këtu dhe vullneti është që të nxirret MONEGO jashtë tregut.

Natyrisht, nëse kjo do të arrihet, të vetmit që do ta vuajnë do të jenë njerëzit e Kosovës, të cilëve ne ofrojmë përfshirje financiare – qasje në shërbimet financiare – në të gjithë vendin.

Krijimi i mëparshëm i ‘fushatës së zezë’ që ishte në disa media të Kosovës kundër nesh, ishte hapi i parë i kësaj fushate të madhe. Ne kishim një vendim të drejtë të Këshillit të Mediave të Kosovës dhe media që shkruante lidhur me këtë çështje tërhoqi të gjithë përmbajtjen duke e njohur atë si JO të vërtetë. Tani heqja e licencës është vetëm hapi tjetër në këtë përpjekje për të nxjerrë biznesin MONEGO nga tregu me metoda të paligjshme.

I gjithë procesi që po vazhdon tani – duket si sulm total armiqësor dhe luftë brutale ndaj investimeve të huaja në Kosovë, duket se një vendim i motivuar politikisht i udhëhequr nga metoda të paligjshme.

Sapo të kemi përfundimisht vendimin e BQK-së, ne do t’i drejtohemi gjykatës, sepse dënimi nuk është adekuat.

Ky është një mesazh shumë i fortë dhe negativ për çdo investitor të BE-së, se investimet në Kosovë nuk janë të sigurta”.

Si kompani ne kemi kontribuar shumë për ekonominë lokale të Kosovës në këto dy vjet dhe shifrat më poshtë e dëshmojnë këtë:


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

3 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

13 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

17 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

17 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

1 ditë ago