Një ish-punonjës grabiti hotelin në të cilin punonte si recepsionist në Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:30 minuta, të së premtes në rrugën “Fortuzi”, ku ish punonjësi 17 vjeçar i identifikuar tashmë nga policia, nën kërcënimin e armës mori 30 mijë lekë të reja.
Në video duket se si ai pret një klientë i hotelit largohet, e më pas i afrohet ish-kolegut të tij dhe e kërcënon me armë.
Nga pamjet duket se ata njihen me njëri-tjetrin, ndërsa 17-vjeçari mban dorën në brez, aty ku dhe dyshohet se ka armën. Edhe pse has në kundërshtimin e punonjësit tjetër, i riu merr paratë dhe largohet.
Sipas pronarëve të hotelit, ai disa muaj më parë ka punuar si recepsionist ndonëse ende nuk dihet nëse ka pasur para të cilat nuk i janë paguar nga punëdhënësi.