LAJME

Mori taksinë për t’u kthyer në shtëpi, shoferi dyshohet se dhunoi vajzën e mitur në Kamenicë

Rastet e ngacmimeve, sulmeve e dhunimeve seksuale kanë marrë përmasa të frikshme në vend. Në shumë prej rasteve të tilla, viktima janë vajzat e mitura, të cilat keqpërdoren seksualisht nga persona të moshave madhore, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tmerrshëm dyshohet të ketë ndodhur mbrëmë në lagjen Çamëria në Kamenicë, ku viktimë është sërish një vajzë e mitur.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se e gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në orët e vona të mbrëmjes, kur viktima kishte marrë një taksi për t’u kthyer në shtëpinë e saj.

Bazuar në dëshminë e viktimës dhënë organeve të hetuesisë, shoferi i taksisë fillimisht i ka dhënë komplimente për dukjen e më pas ka devijuar rrugën duke e dërguar  në një vend në dalje të qytetit.

E aty dyshohet të ketë filluar tmerri për vajzën e mitur, pasi 23-vjeçari dyshohet se ka puthur me forcë në buzë viktimën e më pas ka vazhduar në pjesë intime të trupit.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë marrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

I dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku është përballur me denoncimin kundër tij.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunim’.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Garda Revolucionare e Iranit: Trumpi le t’i dërgojë anijet e tij në Gjirin Persik po guxoi!

Zëdhënësi i Gardës Revolucionare (IRGC), Ali Mohammad Naini, hodhi poshtë pretendimet e SHBA-ve se aftësitë…

5 orë ago
  • BREAKING NEWS

Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëheqësi i ri suprem i Iranit dërgohet në Moskë për kurim

Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, thuhet se është dërguar fshehurazi në Moskë…

8 orë ago
  • BREAKING NEWS

Lideri i ri iranian dërgohet në Moskë pas plagosjes në sulmin ajror

Lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, 56 vjeç, i cili mori detyrën pas…

10 orë ago
  • BOTA

U raportua se është vrarë, shfaqet Netanyahu: Po vdes vetëm për kafe

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka shpërndarë në “X” një video te tij teksa blen kafe…

12 orë ago
  • KRYESORE

Ligji për gjuhën shqipe në Kushtetuese, Pendarovski: Problem i madh nëse shfuqizohet

Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka folur për statusin e gjuhës shqipe dhe…

12 orë ago
  • KRYESORE

Pentagoni identifikon gjashtë pilotët e vrarë në rrëzimin e aeroplanit në Irak

Një shefe e operacioneve të skuadrës, e cila kohët e fundit kishte fituar krahët si…

18 orë ago