Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbi ujërat e Karaibeve të enjten, kur raketa Starship e kompanisë SpaceX u shpërbë në qiell, duke lënë pas vetes gjurmë portokalli dhe të bardha.
Pamjet mbresëlënëse u kapën nga persona të ndryshëm në ishujt Turks and Caicos në Karaibe si dhe nga një anije lundrimi pranë brigjeve të ishullit turistik.
Në një video, dikush madje dëgjohet të thotë: “Është fundi i botës”…
José Navarrete, i njohur si DJ Fresco Onboard, i cili punon si DJ në anijen Mardi Gras dhe që filmoi pamjen magjike, tha për CNN: “Ishte diçka e mrekullueshme dhe e habitshme për t’u parë. Nuk është diçka që sheh çdo ditë.”
Fillimisht, pasagjerët dhe stafi nuk ishin të sigurt për atë që po ndodhte, derisa mësuan se bëhej fjalë për një test të SpaceX. Ngjarja ka tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve dhe ka nxitur diskutime mbi testet ambicioze të raketave të kompanisë së Elon Musk.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…