Biznesmeni më i pasur i Rusisë, Vladimir Potanin, ka paralajmëruar Kremlinin se efektet e sanksioneve në asetet e korporatave do ta çonin vendin më shumë se 100 vjet prapa.
Presidenti i gjigantit të minierave të metaleve Norilsk Nickel thekson se vendi është në rrezik të rikthehet në ditët e trazuara të revolucionit të 1917 nëse dyert mbyllen për bashkëpunimin me kompanitë dhe investitorët perëndimorë dhe i kërkon qeverisë ruse të trajtojë çështjen e konfiskimit të pasurisë së tyre me kujdes ekstrem.
“Së pari, do të na kthente të paktën njëqind vjet prapa, në 1917 dhe ne do të përjetonim për dekada pasojat e mosbesimit të investitorëve global ndaj Rusisë,” tha ai në një mesazh Telegram të enjten e kaluar.
“Së dyti, mendoj se vendimi i kompanive perëndimore për të pezulluar aktivitetet e tyre në Rusi është marrë nën presion emocional për shkak të zhvillimeve. Kështu që ata ndoshta do të kthehen dhe personalisht nuk do ta lija këtë rast të humbiste”, shtoi ai.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…