“Presidenti është kreu i shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit të Republikës së Kosovës”, thuhet në Nenin 1 të Ligjit për Presidentin. Sidoqoftë, se sa unifkuese është presidentja, ka qenë gjithmonë diskutabile që nga zgjedhja e saj në vitin 2021. Në mesin e plot kritikave për heshtje e mosreagim për tema të tjera, presidentja Vjosa Osmani ka vendosur që të heshtë edhe për mosekzeuktimin e pagave për mësimdhënësit.
Kanë kaluar 5 ditë që nga koha kur grevistët, përfshirë këtu edhe mësimdhënësit, nuk janë paguar nga Qeveria Kurti.
Bile, nga Qeveria ka kanë konfirmuar se nuk ka paga për mësimdhënësit për muajin shtator.
E për këtë, deri më tani, presidentja nuk ka thënë asnjë fjalë e as nuk ka zhvilluar ndonjë takim me palët që po përplasen, pra SBAShK-u dhe Qeveria.
Presidentja Vjosa Osmani ka vendosur që në përplasjen SBAShK vs. Qeveri të mos përfshihet, edhe pse roli i saj është kyç për gjetjen e një zgjidhjeje.
Nuk është hera e parë që presidentja Osmani kritikohet për heshtjen e saj dhe për përkrahjen ndaj Qeverisë.
Për më tepër, opinonisit Halil Matoshi, në një shkrim në Facebook, ka thënë se qytetarët po e presin presidenten Osmani që ta thotë fjalën e saj.