Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se Policia e Kosovës brenda 6 muajve ka shkatërruar rreth 26 grupe kriminale, ku kanë qenë të përfshirë mbi 200 persona.
Shefja e kabinetit të ministrit të MPB-së, Jeta Tela, tha se luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit mbetet ndër prioritetet e tyre kryesore.
Tela e cila ishte prezente në debatin e organizuar nga Lëvizja FOL në mungesë të ministrit Xhelal Sveçla, tha se brenda 6 muajve kanë arritur të kryejnë shumë punë.
“Për 6 muaj, unë mendoj që është bërë një punë jashtëzakonisht e madhe. Nga statistikat e fundit që i kemi marrë nga Policia e Kosovës, është arritur që brenda periudhës 6 mujore me u shkatërru diku 26 grupe kriminale, dhe kanë qenë të përfshirë rreth 217 persona. Dhe, këtu kemi të bëjmë edhe me shqiptarë, serbë, shtetas të Shqipërisë, të Maqedonisë, e pjesa më e madhe janë qytetarë të Republikës të Kosovës. Janë 10 grupe të krimit të organizuar, të cilat janë luftuar vetëm gjatë periudhës 6 mujore, kemi 8 grupe për droga, 6 për krime ekonomike, për të cilat kanë ndodhur arrestime gjatë këtij 6 mujori dhe ka edhe grupe tjera, përfshirë edhe trafikimin e qenieve njerëzore”, tha ajo.
Ajo bëri të ditur se prej ardhjes së Lëvizjes Vetëvendosje në ekzekutiv dhe ministrit Sveçla në krye të MPB-së, janë ballafaquar me një mori sfidash, e ndër to edhe ato në fushën e administratës publike.
Duke folur për mungesën e materialit për letërnjoftim, shefja e kabinetit të ministrit Sveçla tha se kanë hasur në tenderë që nuk i kanë plotësuar kushtet për miratim, e si rrjedhojë theksoi se i kanë anuluar.
Ajo sqaroi edhe njëherë se është mungesa e mikroqipave në mbarë botën, që prolongoi pajisjen me dokumentacion.
“Ne kemi arritur që me tenderin e ri, që është negociu, kursimi mujor të jetë 115 mijë e 208 euro. Për një vit, vlera e mjeteve që kursehen vetëm për mirëmbajtje është 1 milion e 382 mijë e 520 euro. Përqindja e kostos së mirëmbajtjes, me tenderin e ri, i bjen me qenë diku 92 përqindje më e ulët sesa kontrata e fundit”, tha ajo./KP
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…