Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar donacionin për IKSHP’në prej 1000 testeve për Covid-19 nga Serbia. Nga Dogana e Kosovës thanë për Gazetën Express se momentalisht nuk ka pasur procedurë zhdoganimi lidhur me testet nga Serbia në asnjë pikë kufitare dhe kurdo që ato mbërrijnë do të trajtohen konform ligjeve në fuqi.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, Faik Hoti i ka thënë Radios Evropa e Lirë se Serbia do t’i dhurojë Institutit të Shëndetit Publik në Kosovë 1,000 teste për koronavirus.
Gazeta Express ka raportuar se MSH ka kërkuar që sot në ora 17:00 të mundësohet hyrja e donacionit. Sipas e mailit që e ka siguruar Gazeta, dergesa do të sillej nga Zyrtari Ndërlidhës i Serbisë në Prishtinë.
Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci i tha Gazetës Express se deri më tani nuk ka procedurë zhdoganimi për teste të Covid-19 nga Serbia dhe kur ato vijnë do të trajtohen sipas ligjeve.
“Për momentin në asnjë pikë doganore nuk ka një procedurë zhdoganimi për teste të Covid-19 nga Serbia, sidoqoftë edhe nëse vijnë ne i trajtojmë në bazë të legjislacionit tonë, varësisht se si deklarohen donacion apo dërgesë komerciale atë trajtim edhe e marrin”, ka thënë Stavileci.
Ndërkaq, sot ka pasur reagime të shumta ndaj Ministrit në detyrë, Arben Vitia lidhur me numrin e testeve që ka deklaruar se kanë ardhur në Kosovë para 2 jave që kanë qenë rreth 7000 sosh.
Më 28 mars 2020, Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka deklaruar se 7000 mijë teste kanë arritur në IKSHPK.
Ndërkaq, në raportimin e IKSHPK’së ditën e djeshme është thënë se nga data 8 shkurt deri më 16 prill 2020 në laboratorin e këtij instituti janë testuar 3915 mostra të dyshimta.
Që i bie se në Kosovë do të duhet të ishin në dispozicion 3085 teste sipas deklaratave të ministrit në detyrë Arben Vitia e jo vetëm 600 te tilla siç ka deklaruar IKSHPK.
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…