LAJME

“Murseli-Kokalla, çelësi i vrasjes së Liridonës”, gazetari: Çfarë u gjet në biseda

Gazetari Vullnet Krasniqi tha se për rastin e vrasjes së Liridonës, tashmë nuk mund t’i besoj askujt.

Sipas tij çelësi i kësaj ngjarje qëndron te marrëdhënia mes Naim Murselit dhe nipit të tij. Gazetari tha në bisedat telefonike mes tyre janë zbuluar detaje të cilat mund të çojnë në zbardhjen e krimit.

“Granit Plavën e shikoj vetëm si personi që ka kryer një transaksion. Lidhja këtu është te dy familjet Murseli dhe Kokalla. Si arritën një dajë dhe një nip për të rënë dakord për të kryer një akt të tillë.

Për mendimin tim, këtu nuk është një akt i thjeshtë, është diçka më e thellë. Është jashtë logjike të marrësh nipin tënd i cili punon në FSK dhe rrezikon jo vetëm të humbasë punën, por edhe të futet në listat e zeza, këtu ka diçka më të madhe.

Në komunikimet mes Murselit dhe Kokallës kanë gjetur komunikime jo të këndshme. Ata kanë qenë duke argumentuar me tone kërcënuese, por duhet të tregohem i kujdesshëm sepse s’dua të zbuloj personin që ma ka treguar. Por ndërlidhja mes Murselit dhe Kokallës është burimi i arsyes”,-tha gazetari i ftuar në “Now me Erla Mëhillin”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

4 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

5 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

15 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

24 orë ago