POLITIKE

Mustafa: Bëjmë koalicion me AAK’në dhe me Nismën

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka ripërsëritur qëndrimin e partisë së tij se Kosova duhet të bëhet me qeveri të re, pa shkuar në zgjedhje.

Mustafa ka thënë, gjatë një paraqitjeje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin T7, se “nuk duhet të shkohet në zgjedhje të reja në këtë kohë, kur po përballemi me koronavirusin”.

Ai ka vlerësuar se vendi duhet “të bëhet me qeveri e re”, pas rrëzimit të qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti.

“Nëse vjen te dhënia e mandatit për LDK’në, ne natyrisht se do të bisedojmë me subjektet e tjera në Kuvend, dhe do të bëjmë një zgjidhje të pranueshme”, ka deklaruar shefi i LDK’së.

I pyetur se kush do të mund të ishte kandidat i LDK’së për kryeministër, Mustafa ka thënë se një çështje e tillë nuk është diskutuar në parti.

“Nuk kemi biseduar akoma. Do ta trajtojmë këtë çështje. Nuk mund të flas tani, për gjendjen në të cilën mund të vijmë”, është shprehur ai.

“Në LDK kemi kandidatë të mirë, të përgjegjshëm, që mund ta çojnë vendin përpara me një qeverisje të mirë”, ka thënë Mustafa në T7.

Ai ka deklaruar se partia e tij mund të bëjë “një koalicion me AAK’në dhe me Nismën e Fatmir Limajt”.

Mustafa nuk e ka përjashtuar edhe bashkëpunimin me Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit, dhe me Partinë Demokratike të Kosovës, që udhëhiqet nga Kadri Veseli.

“Domosdoshmërisht duhet të bashkëpunojmë më vonë me VV’në dhe me PDK’në, sidomos për dialogun me Serbinë”, ka thënë Mustafa.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

4 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

17 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

19 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

1 ditë ago