Myzeqeja, edhe hambar drite!

Me një ceremoni zyrtare, startoi Parku fotovoltaik i Karavastasë, investimi më i madh diellor në Ballkan me kosto 100 mln euro. Kjo vepër energjitike, e cila do ndërtohet në kohën e një krize globale energjie, pritet të përfundojë pas një viti, në 2023.

Ishte ky një premtim i dhënë nga ministrja e linjës Belinda Balluku, e cila ofroi të dhënat bazë për këtë risi në prodhimin e energjisë.

“Energjia që ne prodhojmë mbulon vetëm 70% të nevojave që ka vendi për konsum. Energjia e prodhuar prej këtij parku do të jetë 24.89 euro për megavat orë. Në mesin e vitit 2023 kur parku do të jetë në funksionim ne do të marrim për 15 vite 70 megavat orë me çmim 24.89 euro. Këtu po nis investimi prej 100 milionë eurosh për t’i dhënë një frymëmarrje sistemit energjetik”, u shpreh Balluku.

Sipas saj, është ky projekt i hap rrugën kthimit të Shqipërisë në vend eksportues të energjisë.

“Pas një pune të gjatë përgatitore, nis edhe ndërtimi i Parkut fotovoltaik të Karavastasë, parku më i madh i energjisë diellore në rajon, me kapacitet 140 MË në një sipërfaqe 198 hektarë.

Në bashkëpunim me liderin botëror në sektorin elektroenergjetik, kompaninë franceze Voltalia, ky është një tjetër hap i rëndësishëm drejt pavarësisë energjitike të Shqipërisë”, shkroi ajo.

Nga Parku fotovoltaik i Karavastasë, pritet te furnizohen me energji 22 mijë familje, si dhe te hapen me dhjetëra vende pune.