Mbrëmjen e së mërkurës denoncimet të shumta janë bë nga banorët e fshatit Hllomo në Dropull, të cilët ankohen se policia dhe bashkia nuk kanë marrë asnjë masë për denoncimet e shumta të tyre për kërcënime. Disa banorë pohuan se janë kërcënuar nga një person i quajtur Ylli Muçobega, i cili është çoban dhe qëndron në afërsi të fshatit.
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës denoncimet e shumta të banorëve të fshatit Hllomo në Dropull, të cilët ankohen se policia dhe bashkia nuk kanë marrë asnjë masë për denoncimet e shumta të tyre për kërcënime. Disa banorë pohuan se janë kërcënuar nga një person i quajtur Ylli Muçobega, i cili është çoban dhe qëndron në afërsi të fshatit.
Sipas tyre, kanë bërë kallëzime në Policinë e Gjirokastrës, si dhe te inspektori i zonës z.Haxhi Leskaj. Por, deri më tani nuk është marrë asnjë masë. “Ky çoban nuk ka asnjë sipërfaqe me qira, as nga ne dhe as nga Bashkia Deopull, por i ka zaptuar. Na ka dalë me çifte dhe me sopata. Jemi të moshuar dhe kemi frikë” pohojnë banorët. Më tej pohojnë se çobani është problematik, pasi ka qenë edhe në një fshat tjetër por banorët e kanë përzënë për të njëjta arsye. Ata thonë se kullotat ia kanë dhënë me qira një çobani tjetër, Bilbil Hoxhaj, i cili ka 30 vjet në atë fshat. Ndërkohë, këto kullota përdoren edhe nga çobani tjetër Muçobega.