Nancy Pelosi, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, ka zhvilluar një vizitë surprizë në Kiev ku është takuar me presidentin ukrainasVolodymyr Zelensky.
Vizitën e bëri të ditur vetë presidenti ukrainas, duke postuar një video të takimit në Twitter. Ajo shoqërohej edhe nga disa deputetë amerikanë.
“Ne e bëjmë këtë vizitë për t’ju falënderuar për betejën tuaj për liri. Beteja juaj është për të gjithë. Angazhimi ynë është të jemi këtu derisa të përfundojë beteja,” tha ajo.
20 civilë të Mariupolit largohen nga fabrika e rrethuar e çelikut Azovstal
“Kam takuar kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së Nancy Pelosi në Kiev. SHBA është një lider në mbështetjen e fortë për luftën kundër agresionit rus. Faleminderit për ndihmën tuaj në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të shtetit tonë!”, ka komentuar Zelensky.