KRYESORE

NATO blindon me 100 mijë trupa kahun lindor, frikë për sulm nga Rusia

Mes alarmit për një përshkallëzim të mundshëm me Rusinë, NATO merr masa për të blinduar kahun lindor. Aleanca përshpejton zbatimin e planeve të parashtruara në samitin e Vilniusit në 2023 për të përballuar një sulm të mundshëm nga Moska.

Sipas informacioneve jozyrtare, të paktën 100 mijë ushtarë të NATO-s janë pozicionuar në Poloni, janë të trajnuar dhe gati për veprim. Ata janë pjesë e të ashtuquajturës “forca e reagimit të shpejtë”, e cila për vite ka qëndruar inaktive, por që pas luftës ruse në Ukrainë është shndërruar në shtyllën më të rëndësishme të strategjisë së mbrojtjes.

Vetëm pak muaj më parë, në Poloni gjendeshin vetëm 40 mijë trupa, ndërsa tani shteti është kthyer në epiqendër të operacioneve të aleancës. SHBA ka instaluar atje një komandë që ka detyrën të koordinojë trupat tokësore përgjatë korridorit nga Deti Baltik në Detin e Zi.

Të hënën në Bruksel u zhvillua një takim për të monitoruar shkallën e mbulimit të kufijve dhe u vendos të fuqizohej më tej mbrojtja e Bullgarisë. Vëmendje e madhe po i kushtohet edhe mbrojtjes së hapësirës ajrore. SHBA luajnë një rol kyç sa i përket planit ushtarak dhe politiko-diplomatik dhe rekomandojnë përmbajtje.

Joe Biden kërkon të shmangë përplasjen direkte dhe kujdeset të theksojë se lëvizjet ushtarake përgjatë kufirit lindor nuk janë përgatitje për një ndërhyrje të drejtpërdrejtë në tokën ukrainase.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

8 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

18 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

1 ditë ago