Një zyrtar i NATO-s ka thënë se Rusia po e mbulon avancimin e ngadalshëm të planit për pushtim të Ukrainës me “ndalimin për t’u dhënë kohë negociatave”.
“Ata kanë probleme”, shpjegoi zyrtari, duke u bazuar në inteligjencën më të fundit të aleancës. “Atyre u mungon karburanti, ata po shkojnë drejt ngadalësimit dhe morali është padyshim një problem”.
Të shtunën, ministria ruse e mbrojtjes tha se trupat e saj janë urdhëruar të rifillojnë ofensivën e tyre “në të gjitha drejtimet”, pasi u urdhërua pezullimi për negociatat me qeverinë ukrainase. Ministria tha se ofensiva u urdhërua të vazhdonte pasi Ukraina braktisi bisedimet për negociata.
Një këshilltar presidencial ukrainas mohoi në orët e para të së shtunës se Ukraina kishte refuzuar të negocionte.
I pyetur nëse rusët ka të ngjarë të intensifikojnë përpjekjet e tyre, zyrtari tha: “Ata duhet ta bëjnë, ata janë shumë prapa afatit që kanë menduar. Kjo po del jashtë kontrollit për ta, çdo ditë shtesë është shumë e dhimbshme”.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…