Ndalohet shtetasi afrikan në Rinas, mbante mijëra euro në çantë

Shërbimet e policisë kufitare në Rinas kanë ndaluar një shtetas afrikan që vinte nga Dubai pasi mbante me vete një sasi të madhe parash.

Në vijën e dytë të kontrollit në Rinas, autoritetet ndaluan shtetasin E.N. të cilit gjatë kontrollit në çantë iu gjetën 62 mijë euro, të cilat nuk i kishte deklaruar.

Në përfundim të veprimeve hetimore, shtetasi E. N., u procedua penalisht për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”.