Ish kryeministri Sali Berisha njoftoi në konferencën e sotme se ka ngritur padi ndaj sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, një ditë pasi ai njoftoi vendimin e DASH dhe e shpalli non grata, duke i ndaluar hyrjen në SHBA atij dhe familjes Berisha.
Berisha njoftoi se kishte marrë një avokat të mirë francez. Ai quhet Jean-yves le Borgne, aktualisht 70 vjeç i cili do e përfaqësojë në Paris, por se sa e ka paguar avokatin me famë, Sali Berisha iu shmang kësaj pyetje të gazetarëve, jo vetëm një herë.
Nga kërkimet në internet, rezulton se Jean-yves le Borgne është ndër më të kërkuarit në Evropë. ai ka patur klientë të rëndësishëm të politikës, duke filluar nga diktatori tunizian Ben Ali apo presidenti francez Chirak e deri të avokati i pronarit të firmës gjigante botërore si Nissan,Carlos Ghosn.
Në mediat franceze Jean-Yves Le Borgne, cilësohet si avokati i personaliteteve dhe madje nuk arrin që t’i numërojë klientët e tij të fuqishëm që ka mbrojtur në gjykatë. Po ashtu njihet për tarifat e larta që kërkon.
I diplomuar për filozofi, Jean-Yves Le Borgne ka një karrierë të gjatë në fushën juridike dhe aktualisht është kryetar i Urdhrit të Avokatit në Francë.