LAJME

Ndërhyrje të rrezet diellit për të kufizuar ngrohjen e Tokës?

Bllokimi i rrezeve të diellit për të kufizuar ngrohjen globale është konsideruar prej kohësh shumë i rrezikshëm për t’u studiuar.

Por 60 shkencëtarë kryesorë kanë një mendim tjetër dhe po bëjnë thirrje për kërkime në atë që ata e quajnë modifikim të rrezatimit diellor, shkruan gazetari i Politico-s, Corbin Hiar.

Metoda përfshin spërkatjen e grimcave të aerosolit në atmosferë që do të reflektonin rrezet e diellit nga Toka, duke ngadalësuar kështu ngrohjen e saj.

Grupi i shkencëtarëve përfshin ish-drejtorin e NASA-s, James Hansen, i cili në vitin 1988 ishte i pari që paralajmëroi Kongresin Amerikan për rreziqet e ndryshimeve klimatike.

Në një letër të hapur, shkencëtarët e bënë të qartë se ata nuk e mbështesin metodën si një zgjidhje për ndryshimin e klimës, por përkundrazi avokojnë për më shumë studime dhe eksperimente për të vlerësuar qëndrueshmërinë e saj. Në fund të fundit, vetëm reduktimi i ndotjes që ngroh planetin nuk mjafton më, thonë ata.

“Ndërsa reduktimet e emetimeve janë kritike, asnjë nivel reduktimi që po ndërmerret tani nuk mund të ndryshojë efektin e ngrohjes nga emetimet e gazrave serrë të kaluar dhe të tanishëm,”shkruajnë shkencëtarët, të udhëhequr nga Sarah Doherty, një profesore e shkencave atmosferike në Universitetin e Uashingtonit.

Një përpjekje e fundit për të ftohur planetin

Ata bëjnë thirrje për një “vlerësim rigoroz dhe të shpejtë shkencor” se si do të funksiononte teknologjia, si dhe cilat do të ishin të metat e saj të mundshme.

Mbrojtësit e veprimit klimatik, duke përfshirë shumë shkencëtarë, janë shqetësuar prej kohësh se teknikat e reja të avancuara gjeoinxhinierike, si thithja e karbonit nga atmosfera ose bllokimi i rrezeve të diellit, mund të largojnë vëmendjen nga zbatimi i politikave të ashpra për të frenuar ndotjen e karbonit.

Por ndërsa valët e të nxehtit, zjarret, përmbytjet dhe fatkeqësitë e tjera të shkaktuara nga klima bëhen më të shpeshta dhe të rënda, disa shkencëtarë dhe politikëbërës po eksplorojnë përpjekjet e fundit për të ftohur planetin përpara se temperaturat në rritje të shkaktojnë ndryshime katastrofike dhe të pakthyeshme në shtresat e akullit, ekosistemet dhe zonat e komuniteteteve të cenueshme.

Por, shkruan Politico, jo të gjithë janë dakord se është një ide e mirë. Vitin e kaluar, një grup tjetër studiuesish shkroi një letër, e cila tani ka më shumë se 370 nënshkrime nga shkencëtarë nga më shumë se 50 vende – duke bërë thirrje për një marrëveshje ndërkombëtare për të ndaluar gjeoinxhinierinë diellore dhe kërkimet e ngjashme.

Studiuesit argumentojnë se teknologjia rrezikon të bëhet “një argument i fuqishëm për lobistët e industrisë, mohuesit e ndryshimeve klimatike dhe disa qeveri” për të vonuar reduktimin e emetimeve të gazeve serrë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Irani godet portin kryesor të naftës në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe aeroportin e Dubait

Porti më i madh dhe qendra kryesore e magazinimit të naftës në Emiratet e Bashkuara…

40 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Trump ia bën me gisht gazetares: Je një person shumë i bezdisshëm

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas me një gazetare gjatë një takimi me gazetarët në…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Trump shtanget nga Inteligjenca amerikane: Mojtaba Khamenei mund të jetë homoseksual

Presidenti amerikan Donald Trump u trondit pas një mbledhjeje informative javën e kaluar, që tregonte…

8 orë ago
  • KRYESORE

‘’Ju pret e ardhme e keqe!’’ Trump kërcënon NATO-n për Hormuzin, Kina: Të ndalen luftimet

Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi NATO-n se e pret një e ardhme e vështirë nëse…

8 orë ago
  • POLITIKE

“Shqipëria, Kosova dhe Kroacia do na sulmojnë”/ Milanoviç: Kujdes me deklaratat! Vuçiç: Nuk më dikton çfarë them

Presidenti I Kroacisë, Zoran Milanoviç ka reaguar lidhur me deklaratat e homologut të tij serb,…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Ky është pronari i “My Place” që po kërkohet për vrasjen e rëndë në Gjakovë

Policia është vënë në kërkim të Nexhdet Zymberajt, pronarit të lokalit “My Place” në Gjakovë,…

12 orë ago