Një protestë kombëtare është thirrur ditën ditën e sotme nga ish kryeministri Sali Berisha, kundër vizitës së presidentit serb Aleksandër Vuçiç në kuadër të nismës “Open Ballkan”.
Protesta është parashikuar të nisë në orën 16:00. Fillimisht demokratët do të mblidhen në oborrin e selisë PD-së dhe më pas do drejtohen drejt kryeministrisë.
Informohet se mbi 2000 forca policie do të jenë të angazhuara për mbrojtjen e sigurisë. Në ndihmë të tyre do të jenë dhe forcat Shqiponja.
Shtyllat ku janë vendosur kamerat e sigurisë do të lyhen me graso me qëllim që protestuesit të mos munden të ngjiten për të dëmtuar kamerat.
Ndërkohë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” janë vendosur flamujt e Maqedonisë së Veriut dhe të Serbisë e Shqipërisë
Bulevardi është bërë gati për pritjen e presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në kuadër të samitit “Open Ballkan”.
Sot Vuçiç, Zaev e delegacioni do të priten në një darkë jo formale.