Një grabitje e shkuar keq në Florida përfundoi me 4 viktima, pas një përleshje të armatosur mes grabitësve dhe forcave të policisë.
Sipas pasojë e shkëmbimit të zjarrit humbën jetën 2 grabitësit, shoferi i kamionit që ata kishin marrë peng si dhe një person tjetër që qëndronte në makinën e tij pranë vendngjarjes.
E gjitha kjo nisi pasi dy persona të armatosur hynë në një dyqan bizhuterish në Miracle Mile të Coral Gables dhe dolën prej aty me disa diamante. Punëtorët e dyqanit ndezën sistemin e alarmit dhe që në këtë moment pati të shtëna armësh ku për pasojë u plagos një punonjëse, e cila ndodhet në spital në gjendje të stabilizuar.
Grabitësit u larguan më pas me fugonin e tyre të cilën e braktisën dhe rrëmbyen kamionin e UPS së bashku me shoferin e tij. Menjëherë policia u vu në ndjekje të tyre dhe një “garë shpejtësie” u zhvillua në autostradë për rreth 30 km.
Trafiku i rënduar bëri që kamioni i UPS të bllokohej dhe ishte pikërisht ky moment ku nisën për të dytën herë të shtënat e armëve. Mbi 19 policë qëlluan mbi 200 herë mbi grabitësi.
Si pasojë e të shtënave humbën jetën 2 grabitësit, shoferi i kamionit të UPS dhe një person që u qëllua nga një plumb qorr ndërsa qëndronte në makinën e tij shumë pranë vendngjarjes.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…