LAJME

Ndotën mjedisin duke djegur kabllo e goma pranë lumit Mat, procedohen 2 persona

Dy persona janë proceduar penalisht pasi dyshohet se kanë ndotur mjedisin duke djegur sasi të konsiderueshme kabllosh, telash elektrikë dhe gomash në afërsi të lumit Mat, në fshatin Pllanë të Lezhës.

Pas një denoncimi për ndotje mjedisore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë konstatuar personat në flagrancë duke djegur materialet.

Si rezultat i ndërhyrjes, janë identifikuar dhe shoqëruar dy autorët e dyshuar, shtetasit E. M., 27 vjeç dhe R. D., 31 vjeç, të dy banues në Milot.

Gjithashtu, policia ka sekuestruar dy furgonë që dyshohet se janë përdorur për transportimin e materialeve të djegura.

Policia e Lezhës u ka bërë apel qytetarëve që të mos ndezin zjarre apo të djegin mbetje në mjedis, si dhe të denoncojnë çdo rast ndotjeje apo veprimtari të paligjshme që dëmton mjedisin dhe shëndetin publik.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

5 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

5 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

14 orë ago