Pas ditëve të nxehta e me diell, sonte janë rikthyer reshjet e borës.
Përpos që bora ka rifilluar thuajse në gjithë Kosovën, Dragashi veçse po mbulohet brenda pak minutave.
Edhe sipas meterologëve java e parë e pranverës do të fillojë me kushte tjera metereologjike, ku do të ketë reshje kohë pas kohe të shiut dhe borës, shkruan Indeksonline.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-12 gradë Celsius.