Myslimanët në mbarë botën sot festojnë Kurban Bajramin, i cili tek shqiptarët njihet ndryshe edhe si Bajrami i Vogël. Në Shqipëri, por edhe në Kosovë, falja e Bajramit u realizua në disa xhami të vendit dhe jo në shesh, siç ka ndodhur vitet e shkuara.
Për shkak të pandemisë së Covid-19, në koordinim me myftinitë e rretheve u mor vendimi që falja e Kurban Bajramit të mos bëhet në sheshe për të shmangur grumbullimet e mëdha, por nëpër xhami, duke zbatuar të gjitha masat.
Besimtarët janë detyruar të zbatojnë masat e sigurisë në xhami si dhe të ruajnë distancën e sigurisë.
Në Kukës, besimtarët e falën namazin e Kurban Bajramit në dy xhamitë e qytetit, por edhe në fshatra.
Pavarësisht mesazhit dhe thirrjes të kryetarit të komunitetit mysliman Bujar Spahiu për respektimin e protokollit sanitar, në xhaminë e Kukësit u mblodhën shumë besimtarë. Asnjëri prej tyre nuk mbante maskë dhe në shkelje me rregullat anti-Covid të distancimit fizik.
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…